“Mos humb kohë me atë burrë m…”, Mou shpërthen pas pyetjes së gazetarit

25 Maj 2023
21:30
Denis Hakanaj
back button

Përgjigjet, ndonjëherë, mund të jenë më indiskrete se disa pyetje. Është një moment i “media day” (dita e mediave) në Trigoria, në pritje të finales së Europa League, që ndiqet nga këmbëngulja e një gazetari dhe acarimi i Jose Mourinho-s, i cili reagon keq kur përballet me pyetjen e njëmbëdhjetë për marrëdhëniet e trazuara mes stolit të tij dhe gjyqtarëve, për një “qëndrim agresiv, sipas asaj që mund të lexohet në motivimet e gjyqtarit sportiv” (këto janë fjalët e një reporteri në konferencë), për dallimet e mundshme mes një arbitri të huaj dhe një arbitri italian.

Një temë delikate, e rrezikshme që trajneri portugez ka zgjedhur ta shmangë në dritën e asaj që ndodhi këtë sezon. “Është një temë e bukur, por preferoj të mos përgjigjem,” u përgjigj ai fillimisht me qetësi.

Rasti Serra është akoma një plagë (Mou u skualifikua), mikrofoni i fshehur poshtë fanellës (siç u zbulua nga vetë trajneri) për të regjistruar gjithçka që ndodh në fushë dhe për të mbrojtur veten janë alfa dhe omega i një viti shpesh me tension të lartë mes Special One dhe arbitrave të Serisë A.

Thumbimi i fundit ishte për Pairetton për shkak të penalltisë së shumëpërfolur të akorduar ndaj Lazio-s kundër Udineses: “Ai e bëri punën e tij mirë si gjithmonë”.

Kaq mjafton, përballë këmbënguljes së një gazetari tjetër që përpiqet të rihapë temën, pasi në një moment Mourinho turbullohet dhe, duke iu drejtuar moderatorit të komunikimit, i thotë troç: “Mos humb kohë me këtë burrë m…”.

Një sharje që i shpëton për vëzhgime të caktuara që i konsideron ngacmuese: “Ai ka thënë tashmë se nuk dëshiron t’u përgjigjet këtyre pyetjeve”, thotë moderatori dhe mbyll aty bisedën me reporterin, ndërsa tekniku nënvizon zhgënjimin e tij me një gjest elokuent të krahut dhe një shprehje e mërzitur në fytyrë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit