“Mos i harroni kurrë gjërat e rëndësishme në jetë”; mesazhi i shenjtë i Pogba!

16 Maj 2019
12:51
Alfred Lleshi
back button

Dyshja franceze, Paul Pogba dhe Kurt Zouma, kanë shfrytëzuar mbylljen e sezonit dhe nisjen e pushimeve, për të bërë një pelegrinazh fetar në Mekë, për të festuar Ramazanin. Dy futbollistët “fluturuan” drejt Arabisë Saudite, pas përfundimit të Premier League, dhe u bashkuan me miliona muslimanë të tjerë në vendin e shenjtë. Pogba ndau një fotografi të vetes dhe të mbrojtësit të Chelsea në Instagram, ku çifti pozon para Qabes në Xhaminë e Madhe, vendi më i shenjtë i Islamit. 

Mesfushori i “Djajve të Kuq”, gjithashtu, tregoi përmes fotos çantën që mbante me vete (sipër gjoksit), e markës “Gucci” dhe që ka vlerën e 530 stërlinave. Ai e titulloi postimin: "Mos i harroni kurrë gjërat e rëndësishme në jetë"! 26-vjeçari, kampion bote, aty e bën rregullisht pelegrinazhin e Ramazanit. Sikurse dihet, udhëtimi i muslimanëve fillon çdo vit në Mekë. 

Ndoshta ka vajtur atje edhe për të marrë bekimin e Zotit, para se të transferohet në Spanjë, ku e presin gjigantët e La Liga-s, Real Madrid dhe Barcelona. Fituesi i Kupës së Botës me Francën ka kaluar një kohë të vështirë në “Old Trafford”, në muajt e fundit, e cila kulmoi me kritikat e forta të tifozëve ndaj tij, pas humbjes 2-0 kundër Cardiff. “F *ck off" shpërthyen ndaj tijtifozët e Manchester United ndaj yllit të skuadrës së tyre. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit