“Mos u fshih, je ende ku*va ime, vij aty ku je dhe të mund”

31 Mars 2020
17:14
Telesport
back button

Khabib Nurmagomedov është ende në vendlindjen e tij, në Rusi, ku ndodhet prej dy javësh dhe po stërvitet për 18 prillin. Në këtë datë ai duhet të mbrojë titullin kampion bote në peshën e lehtë ndaj Tony Ferguson, në eventin UFC-249.

Eventi ende nuk ka një vend se ku do të zhvillohet, pasi Brooklyn, ku ishte caktuar fillimisht, është anulluar. UFC-ja është në kërkim të një vendi ku të zhvillojë këtë event dhe mbi të gjitha këtë duel, që deri më tani është anulluar 4 herë për arsye të ndryshme.

Ditët e fundit është konfirmuar lajmi se Rusia ka mbyllur kufinjtë për shkak të coronavirus dhe Khabib duket se ka mbetur i bllokuar në Rusi. Për këtë arsye, Ferguson i ka dërguar një mesazh rivalit rus, duke e thumbuar,.

Mos e përdor këtë gjë si një shkak për t’u fshehur në Rusi, 18 prilli po afron. Të kanë dërguar 1 milionë vende për duel, më dërgo mua vetëm një dhe vij aty të të mund. Je ende ku*va ime”, tha Ferguson.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit