“Mosha është ajo që është, por Ibra mbetet një luan i vërtetë”

11 Korrik 2020
13:05
Alfred Lleshi
back button

Zlatan Ibrahimovic i dha siguri Milanit në fushë, falë përvojës dhe klasit të tij. Këtë fakt e pranon dhe shoku i tij i skuadrës, turku Calhanoglu: “Mosha është ajo që është, por Zlatan ndihet i ri në fushë. Ai kurrë nuk pranon të heqë dorë. Është lojtar i shkëlqyeshëm, me një karakter tepër të fortë. Ai ka një pasion të madh për futbollin dhe dëshiron të fitojë çdo herë. Kur humbet, inatoset vërtet. Ai nuk është normal, duke marrë parasysh sa ka fituar në karrierë.

Ibra është një udhëheqës në ekipin tonë. Ai, gjithashtu, na ndihmon shumë jashtë fushës. Me të vërtetë ndihemi më të qetë dhe optimistë me të. Pas stërvitjes, gjithmonë më jep disa këshilla se çfarë mund të bëj më mirë në fushë. Një luan i vërtetë, vetëm shikoni se si stërvitet dhe luan në ndeshje. Ai gjithmonë dëshiron të fitojë, edhe në stërvitje. Mentaliteti i tij është shumë i fortë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit