MOSHA U-17: Apolonia shpallet kampione! Festa e mrekullueshme fierake (VIDEO)

12 Korrik 2020
20:36
Telesport
back button

Apolonia është shpallur kampione e Kategorisë së Parë U-17, pasi triumfoi në finalen e kësaj grupmoshe, duke mundur me rezultatin 3-2 Shkëndijën B të Tiranës.

Takimi i zhvilluar këtë të dielë në Kompleksin “Internacional Tirana” ka dhuruar emocione të mëdha, ku ra në sy Trifoni për ekipin e Apolonisë në 45’ e para, por Shkëndija B e Tiranës barazoi përkohësisht shifrat në 2-2 gjatë pjesës së dytë.

FITOREEEEE !! 🏆APOLONIA U17 KAMPION 🥇

Gepostet von K.F Apolonia 1925 am Sonntag, 12. Juli 2020

Megjithatë, do të vinte minuta e 82-të vendimtare kur ekipi fierak i talentuar do të realizonte me Kurtin.

Pasi kishte fituar Grupin B pak javë më parë, skuadra fierake u shpall edhe kampione e Kategorisë së Parë për këtë grupmoshë.

Në ceremoninë e zhvilluar në përfundim të sfidës ishte anëtari i Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, Abdyl Kuriu, ai që i dorëzoi trofeun e kampionit djemve të KF Apolonisë. i pranishëm edhe presidenti i Apolonisë, Koço Kokëdhima.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit