“Mosmirënjohës”, Pochettino kundër PSG: Ja çfarë të bëjnë atje

19 Nëntor 2022
15:23
Denis Hakanaj
back button

Mauricio Pochettino ka dhënë një intervistë të gjatë për Radio Marca në të cilën ka folur për përvojën e tij në stolin e Paris Saint-Germain dhe nuk ka humbur rastin të sulmojë klubin francez.

“Të ndërtosh një ekip të tillë ishte një sfidë shumë e vështirë, me shumë të panjohura. Të gjithë këta personalitete, me atë talent… mua më ndodhi vetëm në Paris dhe u desh kohë”, tha trajneri argjentinas.

“Kishte lojtarë që po ktheheshin nga Kupa e Amerikës dhe Europiani, të tjerë që u dëmtuan. Dhe më pas një qytet i ri, një kulturë e re. Kishim 9-10 kapitenë të kombëtares. Mendoj se ishte një përvojë e jashtëzakonshme, nuk do të ndodhë më”.

Nuk kanë munguar edhe kritikat: “A janë mosmirënjohës te PSG? Kjo është e drejtë, askush nuk e vlerëson punën e trajnerit. Nëse fiton, kjo është falë talentit individual të lojtarëve, nëse humbet, është faji i trajnerit”, tha Pochettino.

Trajneri argjentinas ka folur edhe për të ardhmen: “Për momentin, kam vendosur të pres, të shikoj Kupën e Botës dhe pastaj të shoh nëse do të ketë një projekt interesant”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit