Moto GP në kaos, edhe gara e Amerikës drejt anullimit

10 Mars 2020
9:13
Telesport
back button

Për shkak të coronavirus, sezoni 2020 i Moto GP nuk ka nisur ende edhe pse më 8 mars duhej të ishte zhvilluar gara e parë sezonale, në Katar, por që u anullua nga organizatorët. Ndërkohë që, është anulluar edhe gara e dytë sezonale e Moto GP, ajo që duhet të zhvillohet në Tajlandë më 22 mars, e cila më pas është spostuar më 4 tetor.

Drejtuesit e Moto GP u shprehën më tej se gara e parë e këtij viti do të zhvillohet më 5 prill në Amerikë, në pistën e Austin. Gjithsesi, edhe kjo garë ka shumë gjasa që të anullohet nga organizatorët e saj.

Në shtetin e Teksasit janë regjistruar rastet e para të coronavirus dhe është vendosur gjendja e alarmit. Për momentin nuk ka asnjë njoftim nëse gara do të zhvillohet më 5 prill apo do të shtyhet me një javë, siç ekziston një hipotezë, apo do të anullohet.

DORNA, kompania që drejton Moto GP, përpiloi një kalendar të ri, duke iu përshtatur situatës, por me shumë gjasa edhe ky kalendar i ri do të hidhet poshtë, duke parë se gjendja me coronavirus po përkeqësohet nga dita në ditë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit