Moto GP, portugezi Oliveira siguron “pole” në pistën e shtëpisë

21 Nëntor 2020
16:47
Telesport
back button

Piloti portugez Miguel Oliveira me motorin KTM siguroi sot pasdite “pole position” në pistën e Portimao (Portugali). Ai dha kohën 1’38”892, duke lënë pas italianin Franco Morbidelli me Yamaha Petronas dhe Jack Miller me Ducati Pramac.

Kjo është gara e fundit sezonale e MotoGP, që në provat zyrtare solli jo pak surpriza. Kjo edhe për faktin se është një pistë pak e njohur për pilotit.

Kampioni i saposhpallur i botës, spanjolli Joan Mir me Suzuki, do ta nisë garën nga vendi i 22-të, ndërsa Valentino Rossi me Yamaha u klasifikua në vendin e 19-të.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit