Moto GP shtyn sërish startin, anullohet edhe gara në pistën e La Mansh

2 Prill 2020
18:11
Telesport
back button

Botërori 2020 i Moto GP ka regjistruar një tjetër shtyrje për shkak të coronavirus. Zyrtarisht sot është anulluar edhe gara e Francës, e cila ishte parashikuar të zhvillohej më 17 maj, në pistën e La Mansh.

Organizatorët e kësaj gare bënë me dije se për shkak të virusit vdekjeprurës është e pamundur që kjo garë të zhvillohet në mesin e majit. “Kjo garë tashmë ka dalë në plan të dytë dhe e rëndësishme është siguria e njerëzve”, thuhet në komunikatën e organizatorëve të garës së La Mansh.

Për pasojë, nisja e sezonit 2020 në Moto GP është ende një dilemë, teksa nuk pritet që gara e parë të zhvillohet para muajit qershor. Ky anullim do të sjellë një tjetër modifikim të kalendarit provizor të garave që pritet të publikohet së shpejti.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit