Moto GP si në kohët e arta, Marquez “pole” dhe rekord, Rossi i dyti

24 Gusht 2019
16:18
Telesport
back button

Marc Marquez me Honda ka siguruar “pole position” sot pasdite në pistën e Silverstone, duke dhënë kohën rekord 1’58”168. Piloti spanjoll ishte më i shpejti në pistë, duke lënë pas Valentino Rossi me Yamaha. Gjithsesi, italiani ishte mbi 4 të dhjetat i avashtë, çka tregon se Honda ishte e pakapshme gjatë provave zyrtare të vlefshme për Çmimin e Madh të Britanisë së Madhe. Vija e parë e nisjes kompletohet edhe me australianin Jack Miller me Ducati Pramac, i treti.

Francezi Fabio Quartararo, që të premten ishte lider, u rendit i katërti me Yamaha Petronas, duke lënë pas Suzuki të Alex Rins dhe motorin tjetër Yamaha të Maverick Vinales. Kjo treshe përbën edhe vijën e dytë të nisjes së garës së nesërme (starti ora 15:00).

Vështirësi për motortin Ducati, pasi Andrea Dovizioso u rendit në vendin e shtatë, gati 6 të dhjetat më i avashtë se Marquez, ndërsa Danilo Petrucci do ta nisë garën nesër nga vendi i 11-të. Zhgënjen sërish Jorge Lorenzo me motorin tjetër Honda, i parafundit në provat zyrtare. Spanjolli rikthehet në pistë pas më shumë se dy muajsh, por sërish ka problem.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit