Moto GP: Vazhdonim dominimi i Marquez, fiton edhe në Brno

4 Gusht 2019
15:30
Denis Hakanaj
back button

Marc Marquez ka dominuar edhe në Brno.

Piloti spanjoll ka fituar Çmimin e Madh të Çekisë, gara e dhjetë e Botërorit të MotoGP, dhe ka thelluar akoma më shumë diferencën me ndjekësit e tij në renditje.

Marquez e ka nisur garën nga vendi i parë dhe ka qëndruar në krye nga kthesa e parë deri tek ajo e fundit, duke i rezistuar sulmeve të Andrea Dovizioso-s, i cili ka bërë një start të mirë dhe ka marrë vendin e dytë, të cilin e ka mbrojtur deri në fund.

Podiumi është kompletuar nga Jack Miller, i cili ka befasuar në fund një Alex Rins në vështirësi. E ka mbyllur në vendin e gjashtë garën Valentino Rossi.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit