Moto/ Piloti përfundon në koma pas aksidentit në garë

29 Shtator 2020
12:16
Telesport
back button

Piloti lituanez Arminas Jasikonis ndodhet në gjendje kome të komanduar, pas aksidentit që ka pësuar ditën e diel, në garat e kampionatit MXGP. Ai ishte protagonist i një rrëzimi dhe qëndroi në tokë pa lëvizur deri në momentin që erdhi ndihma e shpejtë dhe u dërgua me urgjencë në spital me një helikopter privat.

Aksidenti ndodhi në Mantova të Italisë, në garat e kampionatit MXGP dhe situata shëndetësore e pilotit duket e rëndë. “Mjekët diagnostikuan një traumë celebrale në tru dhe ai hyri në koma të komanduar, për të stabilizuar gjendjen e tij. Gjendja është e rëndë dhe ky është një moment i vështirë për pilotin dhe familjen e tij”, thanë mjeket dhe menaxheri i pilotit.

Arminas Jasikonis, 23 vjeç, garon për skuadrën Rockstar Energy Husqvarna Factory Racing MXGP.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit