MotoGP, Bagnaia: Kam 23 rivalë për titullin, do të garojmë çdo të shtunë e të diel

3 Shkurt 2023
10:07
Telesport
back button

Piloti italian i Ducati, Francesco Bagnaia, kampion bote në MotoGP, përgtitet për të mbrojtur titullin kampion bote. Ky sezon do të ketë mjaft risi, përfshi edhe “garën sprint”, që do të zhvillohet çdo të shtunë para garës zyrtare të së dielës. “Gara sprint është një risi për të gjithë, por po punojmë që të jemi në 100% të formës dhe të japim maksimumin”, tha Bagnaia.

Është diçka e re dhe ndoshta do ta menaxhojmë më mirë pas garës së parë, kur të shohim se si do të shkojnë gjërat. Rivali im kryesor? Nuk kam vetëm një të tillë, pasi kur nis sezoni i ri janë 23 të tillë me të cilët do të përballem. Ka shumë pilotë të shpejtë që duan të fitojnë ashtu si unë. Ky do të jetë një sezon shumë më i ndërlikuar se të tjerët”, u shpreh Bagnaia.

Gjithsesi, Bagnaia është i motivuar: “Do të impenjohem për të mbrojtur titullin. Mendoj se kam mësuar nga gabimet e një viti më parë, ku pjesa e parë ishtë një problem për ne. ky është një sezon ku gjërat do të ecin më shpejt, pasi do të jetë gara të shtunë e të diel, ndaj nuk duhet lënë asnjë pikë rrugës. Nuk duhet të lëmë pikë rrugës, që mund të na penalizojnë më pas”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit