MotoGP/ Ducati bën ligjin në Le Mansh, Bagnaia siguron një tjetër “pole position”

14 Maj 2022
16:58
Gentian Spiri

Piloti italian i Ducati, Francesco Bagnaia, siguroi pasditen e sotme “pole position” në pistën franceze të Le Mansh, duke dhënë kohën 1’30”450, rekord për këtë pistë. Ky është “pole” i dytë radhazi për nënkampionin e botës në fuqi në MotoGP, që duket se ka gjetur ritmin e duhur për të sulmuar Yamaha.

Në vendin e dytë u rendit shoku i tij i skuadrës, Jack Miller, më 69 të mijëtat më i avashtë. Vija e parë e nisjes kompletohet nga Aprilia e Aleix Espargaro. Vetëm i katërti kampioni i botës në fuqi, francezi i Yamaha, Fabio Quartararo. Ndërsa Marc Marquez me Honda u rendit në vendin e 10-të.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit