Moto GP, portugezi Oliveira triumfon në garën e shtëpisë

23 Nëntor 2020
8:31
Telesport
back button

Në pistën e Portimao u zhvillua gara e fundit sezonale e MotoGP, ajo e Çmimit të Madh të Portugalisë,  ku triumfoi piloti vendës Miguel Oliveira me KTM, në suksesin e dytë sezonal dhe në karrierën e tij.

Një sukses i merituar i portugezit, që nuk zhgënjeu në pistën e shtëpisë, ku kishte arritur edhe “pole”. I dyti u klasifikua australiani Jack Miller me Ducati Pramac, ndërsa i treti u rendit italiani Franco Morbidelli me Yamaha Petronas.

Kjo garë ishte më së shumti për statistikë, pasi kampion bote në MotoGP është shpallur një javë më parë spanjolli Joan Mir me Suzuki, që në garën e Portimao u tërhoq.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit