MotoGP/ Reduktohet numri i garave, shtyhet debutimi i garës së Finlandës

26 Maj 2022
12:10
Telesport
back button

Gara e Çmimit të Madh të Finlandës në MotoGP, e parashikuar për t’u zhvilluar më 10 korrik, është anulluar dhe është hequr nga kalendari i garave të këtij sezoni. Punët që janë duke u kryer ende në pistën e “Kymi Ring” dhe problemet gjeopolitike si pasojë e luftës në Ukrainë, kanë detyruar organizatorët e garës ta anullojnë atë.

Situatat e krijuara së fundi kanë vënë në rrezik vijimin normal të punëve në pistën e re. Ndaj, pas një bisede mes të gjitha palëve, është vendosur që të anullojmë garën dhe ta zhvillojmë atë vitin tjetër”, tha në një komunikatë Dorna, kompania që administron garat e motoçiklizmit.

Botërori i MotoGP do të rikthehej këtë vit në Finlandë pas 40 vitesh, por gjithçka është shtyrë për sezonin tjetër. Dorna ka bërë me dije se gara e anulluar nuk do të zëvendësohet me një tjetër, duke bërë që numri i garave për këtë sezon të zbresë nga 21 në 20. Këtë verë, botërori i MotoGP do të ketë pushime verore më të gjata, pasi do të ndalet nga 26 qershorit (gara e Holandës) deri më 7 gusht (gara e Anglisë).

Lajme të tjera

Lajmet e fundit