MotoGP/ Rossi karikon skuadrën e tij, synon podiumin e parë në garën e shtëpisë

25 Maj 2022
10:50
Telesport
back button

Këtë fundjavë, botërori i MotoGp do të zhvillojë garën e radhës në pistën italiane të Mugello. Një pistë e vecantë, ku legjenda e garave Valentino Rossi synon të korrë podiumin e parë në karrierë si drejtues me skuadrën e tij Mooney VR46 Racing Team. Ai ka konfirmuar praninë e tij në këtë pistë, për të qenë pranë skuadrës së tij, duke kërkuar edhe mbështetjen e tifozëve.

Është një garë e vështirë, në një pistë të vështirë. Në Le Mansh u paraqitëm mirë, por në Mugello do të na duhet shumë punë, si në aspektin fizik ashtu dhe atë teknik të arritur të podiumi. Po punojmë mirë dhe synojmë të mbajmë ritmin e skuadrave më të mira, për të bërë një hap të madh përpara në këtë garë”, tha Rossi.

Garojmë para tifozëve italianë, që më kanë mbështetur gjithnjë e shpresoj që këtë gjë ta bëjnë edhe për ekipin tim. Për mua do të jetë një emocion i vecantë të jem në Mugello si drejtues, në një pistë që më ka dhuruar shumë kënaqësi në të shkuarën. Synojmë një podium për tifozët italianë dhe skuadrën tonë, që të na motivojë më shumë për të ardhmen”, tha Rossi.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit