MotoGP si Formula 1, plan për gara sprint dhe pikë për xhiron e shpejtë

24 Qershor 2022
10:25
Telesport
back button

Për të dytin sezon me radhë, në Formula 1 aplikohet sistemi i garave sprint, që zgjat 100km. Këtë sezon, tetë pilotët e parë marrin pikë në garën sprint që zhvillohet ditën e shtunë dhe përcakton renditjen e pilotëve në startin e garës së ditës së diel.

Gjithshtu, 1 pikë jepet edhe për pilotin që realizon xhiron më të shpejtë gjatë garës. Këto dy risi kanë bërë që rivaliteti të jetë i madh nga xhiro e parë tek e fundit dhe duket se po pëlqehen edhe nga kampionati i MotoGP.

Ditët e fundit po përflitet për mundësinë që këto dy risi të F1 të aplikohen edhe në garat e motoçiklizmit. Disi e vështirë do të jetë zhvillimi i garës sprint, duke qenë se garat normale të MotoGP zgjasin jo më shumë se 25 xhiro.

Ndërkohë që më e lehtë do të jetë aplikimi i pikës shtesë për pilotin që realizon xhiron më të shpejtë gjatë garës. Gjithsesi, këto ide janë ende në tavolinë dhe nuk ka asgjë zyrtare, ndaj vështirë se mund të aplikohen sezonin e ri.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit