“Motra ime jeton aty”, CR7 nuk e përjashton transferimin e bujshëm: Gjithçka mund të ndodhë në futboll

13 Janar 2022
15:09
Denis Hakanaj
back button

Cristiano Ronaldo mund ta mbyllë karrierën në Brazil?

Kampioni portugez i është përgjigjur kësaj pyetjeje në një intervistë të dhënë për ESPN Brasil:

“Ajo që mund të them me siguri absolute është se Brazili është në vend ‘vëlla’. Për marrëdhënien që kam me kolegët e mi, për kulturën, për brazilianët e shumtë që jetojnë në Portugali”, ka thënë Cristiano Ronaldo.

“Motra ime jeton në Brazil, është e martuar me një brazilian. Ndjek kurset e mia të të ushqyerit me brazilianë.

“Është vend që e adhuroj, por askush nuk e di nëse do të luaj atje, ashtu si askush nuk mund të mendonte se do të kthehesha të luaja në Manchester në moshën 36 vjeç.

“Tani është larg mendimeve të mia. Por në futboll gjithçka është e mundur, nuk e di”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit