Mou-Conte, sa polemika në Premier: mes basteve dhe sëmundjes së pleqërisë

4 Maj 2021
19:52
Denis Hakanaj
back button

Jose Mourinho ka bërë fjalë dhe polemika pak a shumë me të gjithë gjatë karrierës së tij të gjatë.

Nuk bën përjashtim Antonio Conte, me të cilin ka patur shumë fërkime në Premier League kur portugezi drejtonte Manchester United dhe italiani Chelsea-n.

Fitili është ndezur në tetorin e 2016-ës nga festimi i trajnerit aktual të Inter-it pas fitores 4-0 kundër Djajve të Kuq.

“Nuk festohet kështu kur je 4-0, mund ta bësh te 1-0 përndryshe është një turp për ne”, kanë qenë fjalët e Special One.

“Unë kam qenë futbollist dhe e di si të sillem në fushë. Nuk ka ndodhur asgjë me Jose, edhe pse sjellja ime më është dukur normale: nuk jam tallur me asnjë, unë pretendoj gjithmonë respekt”, përgjigja e Conte-s.

Nga ajo kohë kanë ardhur shumë goditje (edhe të ulëta) deri në paqen në majin e 2018-ës para finales së Kupës së Anglisë.

Polemikat në kohën e Premier League

MARS 2017

Mourinho: “Deri kur te Chelsea nuk do të kenë një trajner që të fitojë 4 Premier, unë do të mbetem numri 1”.

Conte: “Hazard ka marrë shqelma gjatë gjithë ndeshjes, ky nuk është futboll, nuk është taktikë”.

KORRIK 2017

Conte: “Nuk duam ta përfundojmë sezonin siç ndodhi me Mourinho-n, dy trajnerët e fundit që kanë fituar Champions League janë shkarkuar”.

Mourinho: “Mund të përgjigjem në shumë mënyrë, por nuk dua të humbas flokët dhe të flas për Conte-n…”.

TETOR 2017

Mourinho: “Nuk flas kurrë për dëmtimet. Trajnerët e tjerë vetëm qajnë nëse kanë një lojtar të dëmtuar…”.

Conte: “Mourinho mendon shpesh për atë që ndodh te ne. Të përqendrohet te skuadra e tij”.

JANAR 2018

Mourinho: “Nëse nuk sillem si palaço në stol do të thotë se kam humbur pasionin”.

Conte: “Ndoshta fliste për atë që bënte ai në të kaluarën. Nëse dikush harron atë që ka bërë, quhet sëmundje pleqërie”.

Mourinho: “Kam bërë gabime në të kaluarën dhe sigurisht do të bëj edhe në të ardhmen, por e di se nuk do të skualifikohem kurrë për baste”.

Conte: “Kush ofendon në këtë mënyrë është një burrë i vogël”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit