Mou zbulon arsyen pse la Inter-in për Real-in vetëm pak orë pas triumfit në Champions

22 Maj 2020
18:25
Denis Hakanaj
back button

Trajneri i Tottenham-it, Jose Mourinho, ka kujtuar momentin kur u largua nga Inter-i për të shkuar te Real madrid.

Portugezi u largua nga ziakltrit vetëm pak orë pasi kishte udhëhequr milanezët drejt Tripelete-s së famshme duke fituar Champions League.

Ai ka thënë për Gazzetta dello Sport: “Nëse do të isha kthyer në Milano pas finales në Santiago Bernabeu, me tifozët që thërrisnin emrin tim, ndoshta nuk do të kisha arritur të largohesha nga Inter-i”.

“Nuk kisha nënshkruar akoma me Madrid-in. Ata që thonë se një delegat i Real-it ka ardhur në hotelin tonë në Madrid para finales, ia fusin kot”.

“Unë doja të shkoja në Madrid. Ata më kërkuan vitin parardhës, unë informova presidentin Moratti, por ai më bindi të qëndroja”.

“Unë e kisha refuzuar Real-in kur  isha te Chelsea. Nuk mund ta refuzosh tre herë Real-in”, ka thënë Mou.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit