Moukoko, rinovim me shifra të frikshme me Dortmund-in: “Ja pse bëra këtë zgjedhje”

22 Janar 2023
11:41
Denis Hakanaj
back button

Youssoufa Moukoko dhe Borussia Dortmund do të vazhdojnë bashkë. Pas një negociate të gjatë dhe shumë zërave të merkatos, lojtari i ri ka vendosur të rinovojë kontratën e tij me verdhezinjtë, duke nënshkruar deri në qershor 2026.

Në kanalet zyrtare të klubit është e mundur të lexohen edhe fjalët e tij të para pas rinovimit të kontratës: “Nuk është një sekret që ndihem mirë te Borussia Dortmund”, ka thënë Moukoko.

“Kam luajtur me të rinjtë, kam hedhur hapat e parë në futbollin profesionist këtu dhe tani jam gati të bëj hapin tjetër në rritjen time bashkë me klubin”.

Dhe akoma: “Ndiej besimin e stafit teknik dhe këtu ka një ambient ku mund të rritesh në mënyrë perfekte. Natyrisht jam ndier i nderuar nga interesimi i klubeve të tjerë, por në fund ka qenë një zgjedhje zemre. Tifozët më kanë mbështetur gjithmonë dhe dua t’u kthej diçka mbrapsht atyre dhe klubit”.

Përveç mbështetjes dhe marrëdhënies së mirë me ambientin, duhet thënë se nga lajmet që vijnë nga Gjermania është zbuluar se lojtari ka parë një rritje të ndjeshme të rrogës, duke arritur në 6 milionë euro, por ka përfituar edhe një bonus prej 10 milionë eurosh në momentin e firmës në kontratë. Jo keq për një lojtar të datëlindjes 2004…

Lajme të tjera

Lajmet e fundit