Mount largohet nga Chelsea? Ja si e mendon Potter…

31 Mars 2023
18:42
Telesport
back button

Pas zyrtarizimit në krye të pankinës së Bayern Munich, tekniku gjerman Thomas Tuchel i bërë “të qarta” objektivat e tij për verën, ku ndër to ishte dhe “i preferuari” i tij, që nga periudha kur gjermani drejtonte “blutë” e Chelsea, Mason Mount.

Mirëpo, pas zërave dhe aludimeve të shumta për të ardhmen e lojtarit, ditën e sotme, në një konferencë për shtyp, tekniku i londinezëve, Graham Potter i kushtoi disa minuta dhe situatës së Mount.

“Ky sezon për të ka qenë i vështirë. Ai ka patur kaq shumë lëndime të bezdisshme dhe kaq shumë thashetheme jashtë fushës. Ai është një profesionist i vërtetë. Ndonjëherë duhet t’i bësh gjërat mirë edhe nëse ecuria e karrierës tënde nuk duket optimale dhe ai e bëri atë”,- tha Potter në fjalët e tij.

Mount ka shënuar 33 gola në 192 ndeshje për Chelsean, me 19 prej tyre në 86 ndeshje nën drejtimin e Tuchel, i cili u shkarkua në fillim të këtij sezoni. Ai humbi grumbullimin me Angline per shkak te nje demtimi, por Potter tha se mund të ishte i aftë të rikthehej të shtunën kundër Crystal Palace, megjithëse jo që në fillim.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit