Mourinho: Ai mund të bëhet Gary Neville i ri

9 Dhjetor 2018
16:29
back button

Drogo Dalot mund të bëhet Gary Neville i ri për Manchester United, sipas trajnerit Jose Mourinho.

Dalot ishte Lojtari i Ndeshjes pas paraqitjes fantastike në fitoren 4-1 ndaj Fulham të shtunën.

Mbrojtësi adoleshent ka hyrë ngadalë në ekipin e parë pasi u ble nga Porto, ish-klubi i trajnerit.

Por Mourinho mendon se Dalot është aq i mirë për t’u konsideruar si pasardhësi i Neville, një ish-kapiten i Djajve i cili ka fituar tetë tituj në Premier League dhe dy Champions League.

“Të gjithë e dinë se ai ka shumë potencial,” shprehet Mourinho për MUTV.

“Nuk dua të krahasoj, sidomos me numrin e titujve, por ai është në të njëjtën moshë kur Gary Neville hyri në ekipin e parë.

“Mbase ai mund të ndjekë hapat e tij dhe të luajë këtu për 10 vitet e ardhshme sepse është vetëm 19 vjeç.”

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit