Mourinho: “Ai turpërohej kur kritikohej para shokëve!”

19 Janar 2019
21:45
back button

Eksperienca e tij në pankinën e Manchester United përfundoi në dhjetor, me një shkarkim që ishte rrjedhojë logjike e një periudhe turbulente. Jose Mourinho duke folur cilësinë e opinionistit për “BeIn Sports”, ka rrëfyer një episod shumë të veçantë, mbi një futbollsit të cilin e ka stërvitur së fundmi.

“Kur stërvis dua të ndihem i lirë, sepse jam në familje dhe dua të mund të kritikoj këdo nëse është e nevojshme. Një futbollist, ndër të tjera në mënyrë shumë të edukuar më kërkoi që ta qortoja vetëm në mënyrë private dhe kurrsesi jo në sy të të tjerëve”. 

“Kur e pyeta për arsyen, ai mu përgjigj se në atë mënyrë do të humbiste statusin që kishte përballë futbollistëve të tjerë”, deklaroi Mourinho, duke lënë të pazbuluar emrin e futbollistit në fjalë, edhe pse të gjitha rrugët çojnë te Pogba.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit