Premier League

Mourinho akuzon Casillas: “Ja pse qëndron ai pas sulmeve ndaj De Gea”

Marrëdhëniet mes Josè Mourinho dhe Iker Casillas kanë qenë gjithmonë të njëjtat , me trajnerin që në kohët e tij te Real Madrid kishte evidentuar te portieri, të ashtëquajturin spiun dhe urith që rridhte informacionin jashtë dhomave të zhveshjes. Që të dy i kanë dhënë vetes mediatikisht të drejtë, duke sulmuar njëri-tjetrin në mënyrë shumë elokuente. Casillas deklaroi se tani, në të njëjtën situatë do të përballej me gjoksin para ndaj Mourinho. I cili nga ana e tij u përgjigj se spanjolli e kishte bërë këtë gjë edhe në të kaluarën. Por del në pah një sulm i ri nga ana e Special One, deri tani shumë pak i konsideruar.

Më shumë se një sulm, sikurse raporton AS, bëhet fjalë për të teori. Që ka të bëjë me Mourinho dhe ekipin e tij të Manchester United. Për saktësim, me portierin e tij aktual, David De Gea. Spanjolli është titullar i padiskutueshëm si në “Old Trafford”, ashtu edhe në Spanjë, por pikërisht në vendin e tij kritikohet shpesh nga mediat, sikurse ndodhi gjatë Kupës së Botës, nuk e tolerojnë në asnjë rast. Sipas Mourinhos, pas gjithë këtyre sulmeve ndaj De Geas qëndron një person, dikush emrin e të cilit portugezi nuk e përmend, por për të cilin lehtësisht mund të imagjinohet profili edhe pa patur cilësitë prej krimonologu. Pas sulmeve ndaj De Gea qëndron Casillas. Motivi? Rikthimi në kombëtare, meqenëse portieri i Porto e ka thënë pa rezerva: “nëse më kërkon përfaqësuesja, atëherë kthehem me vrap”.

Diçka që ka aktivizuar ndjesinë e gjashtë të Mou, që disa ditë më parë, në lidhje me pyetjen mbi De Gea, shumë i kritikuar kur luan me përfaqësuesen spanjolle, u përgjigj me një diskutim prej të tijave: “E dini pse e kritikojnë De Gea në Spanjë? Unë e di. Sepse ekziston një person shumë i fuqishëm që po mendon të rikthehet. Por besoj se është shumë e vështirë që t’ja dalë mbanë kur përballë ke portierin më të mirë në botë. Dhe ky person nuk po e bën përmes Luis Enrique, që e njoh mirë dhe e kam mik të mirë. Por po e bën përmes mjeteve të komunikimit. Ky person a ka luajtur me Real Madrid? Po, kemi qënë kampionë bashkë”. Duke konsideruar faktin që titullin e vetëm në Spanjë, Mourinho e ka fituar me Casillas në portë, ka shumë pak për të imagjinuar mbi personin që sipas portugezit, po sulmon shëmtuar dhe me hile portierin De Gea.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Më shumë nga Premier League