Mourinho, “asi nën mëngë” i Tottenham-it për 85 milionëshin

17 Maj 2020
17:47
Denis Hakanaj
back button

Tottenham po udhëheq garën për të suguruar shërbimet e sulmuesit të Lille, Victors Osimhen.

Mediat belge kanë bërë të dittur se Spurs-at kryesojnë një grup klubesh në betejën për nigerianin, duke përfshirë këtu Chelsea-n dhe Liverpool-in.

Lille kërkon 85 milionë euro për futbollistin, por londinezët shpresojnë ta ulin këtë shumë falë marrëdhënies së mirë që Jose Mourinho-s ka me drejtorin sportiv të klubit francez, Luis Campos.

Megjithatë, Lillë kërkon të marrë maksimumin nga shitja e nigerianit sepse një pjesë e shumës do t’i shkojë Charleroi.

Nëse francezët do  ta shisnin Osimhen për çmimin aktual, rreth 13 milionë euro do t’i shkonin klubit belg, që një vit më parë e shiti te Lille për 12 milionë euro.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit