Mourinho: “Ata nuk duan një finale mes tyre!”

11 Maj 2019
21:06
back button

Me Tottenham dhe Liverpool, dy ekipet angleze finaliste në Champions League, trajneri Jose Mourinho, dy herë fitues i trofeut më prestigjoz në arenën europiane për klubet, ka komentuar dhe parashikuar përballjen nga një tjetër këndvështrim.

“Sipas meje, që të dyja skuadrat kanë një mundësi të jashtëzakonshme. Të dy ekipet vijnë në këtë finale me atë ndjesinë se janë të pamposhtur dhe se kanë realizuar misionin e pamundur. Prandaj mendoj se të dyja skuadrat kanë një moral shumë të lartë, të pabesueshëm”, u shpreh Mourinho për “Russia Today”.

“Dy ekipe nga i njëjti vend, është diçka që nga kënvështrimi im personal, nuk më pëlqen shumë. Mendoj gjithashtu se niveli i presionit është më i lartë për dikë që të humbasë dhe të bëjë kampion të Europës dikë nga i njëjti shtet”, vijoi portugezi.

“Liverpool do të preferonte të luante kundër Ajax, ndërsa Tottenham do të preferonte të ndeshej me Barcelonën. Vërtetë mund të ndodhë gjithçka. Askush nuk e njeh Liverpoolin më mirë se një trajner që punon në Premier League. Askush nuk e njeh Tottenham më mirë se një trajner që punon në Premier League”, deklaroi Jose Mourinho.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit