Mourinho bind drejtuesit, i ofrohet rinovim dhe rritje page Son!

20 Tetor 2020
16:39
Eraldo Harlicaj
back button

Tottenham po mendon që të rinovojë kontratën me një nga senatorët e skuadrës. Sulmuesi Son Heung-min pritet të rinovojë, pasi drejtuesit e “Spurs” do t’i rrisin rrogën.

Koreano-jugori do të përfitojë 150 mijë paund në javë. Një ofertë që e ka joshur shumë futbollistin e Tottenhamit. Trajneri Jose Mourinho është i bindur se lojtari duhet të zgjasë kontratën.

28-vjeçari ka gjetur qetësi në Angli. Ai paguhet mirë dhe ndihet i rëndësishëm te Tottenhami. Son nuk do të largohet, prandaj me shumë mundësi do të rinovojë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit