Mourinho dhe obsesioni i tij me Benzema: Dua të shënosh gola, ndryshe pse je këtu?

6 Dhjetor 2023
8:35
Alfred Lleshi
back button

Benzema është keqkuptuar gjithmonë gjatë sezoneve të tij të para, i veshur me të bardha. Edhe nga trajneri i tij. Mourinho i ka kërkuar gjithmonë sulmuesit francez më shumë pjesëmarrje para portës. Prandaj njihet preferenca e tij për Higuaín.

Benzema ishte ‘macja’, ndërsa argjentinasi ‘qeni’, me të cilin trajneri portugez ka preferuar gjithmonë të dilte për ‘gjueti’. Mou përfundoi duke u larguar nga Real Madridi dhe Karim tregoi versionin e tij më ‘vrasës’. Dhjetë sezone më vonë, një asistent i Mourinhos i kujton ato episode në ESPN.

José Morais mbërriti në Madrid me ‘Special One’. Ai ka qenë gjithmonë pjesë e stafit të trajnerit portugez, deri në vitin 2014 kur vendosi t’i futej kësaj aventure ‘solo’. Morais ka stërvitur në Arabinë Saudite, vend ku Benzema tani nxjerr në pah futbollin e tij më të mirë. Megjithatë, tani Karim nuk është i njëjti, që takoi në kryeqytetin spanjoll.

“Benzema ishte një lojtar shumë i dashur si nga tifozët, ashtu edhe nga presidenti Florentino Pérez, por nuk shënonte shumë gola, – nis ai duke shpjeguar për muajt e parë të francezit në ‘Santiago Bernabeu’. – Dihet se mbështetësi kryesor i Benzema në Madrid ishte gjithmonë presidenti Perez, i cili shihte diçka të veçantë në futbollin e tij.

Në një rast, në fillim të sezonit të tij të parë si trajner i bardhë, Mourinho kërkoi të bisedonte me Karim për shifrat e golave. ‘Duhet të shënosh gola, apo përse je këtu?’ – u kap Jose me numrin 9.

‘A dëshiron që unë të shënoj gola?’ – u përgjigj Karim. ‘Sigurisht dua që të shënosh gola. Pse jeni këtu? Për të shënuar gola, ju jeni sulmues’, – reagoi Mourinho”. Francezi pranoi sfidën e ‘Special One’ dhe regjistroi shifra jo të pakta në krahasim me ato që realizoi me trajnerët e tjerë.

Benzema shënoi 78 gola dhe dha 49 asiste nën drejtimin e Jose Mourinhos në 150 ndeshje. Trajneri portugez është trajneri i tretë me të cilin sulmuesi francez ka shënuar më shumë gola. Vetëm me Ancelottin (121 gola në 187 ndeshje) dhe Zidane (108 gola në 217 ndeshje), Karim ka shënuar më shumë. Po kështu, me portugezin ka raportin më të mirë të golave ​​në kohën e tij te Real Madridi me më shumë se 100 ndeshje: një gol çdo 116 minuta.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit