Mourinho e shpalli tradhtar, Karsdorp “ngujohet” në Holandë. Gruaja e tij kërkon ndihmë në rrjetet sociale

22 Nëntor 2022
8:30
Alfred Lleshi
back button

Ndërkohë që Rick Karsdorp, për të dytën ditë radhazi nuk është paraqitur te Roma për stërvitje, bashkëshortja e tij Astrid Lentini, në profilin e vet në Instagram ka bërë të qartë se ai nuk do të lëvizë nga Amsterdami.

Madje ajo kërkoi ndihmë. Si? Ajo iu kërkoi ndihmë ndjekësve të saj duke kërkuar një masazhatore në qytet. Me sa duket stresi i gjithë situatës ndihet edhe për të dhe ajo ka nevojë të relaksohet…

Shkëndija mes Rick Karsdorp dhe José Mourinho shpërtheu në fundin e ndeshjes Sassuolo-Roma, kur trajneri portugez, pa e përmendur emrin e tij, akuzoi lojtarin holandez për mungesë profesionalizmi dhe tradhti:

“Ai mund të gjejë një ekip tjetër që nga janari”. Mbrojtësi i krahut më pas u stërvit në ditët në vijim, por para Roma-Torino, “Special One” e informoi atë se nuk do të thirrej. Në mëngjes, Karsdorp, gruaja dhe dy fëmijët e tyre, të lindur në kryeqytetin italian, u nisën për në Holandë. Dhe nuk u kthyen më…

Lajme të tjera

Lajmet e fundit