“Mourinho është Special”, Rakitic: Por mua më frikëson diçka tjetër

22 Maj 2023
21:00
Denis Hakanaj
back button

I intervistuar nga Tuttosport, Ivan Rakitic, mesfushori i Sevilla-s, foli në lidhje me finalen e Europa League kundër Roma-s që do të luhet më 31 maj.

“Pas Juventusit, një tjetër italiane? Dhe do të jetë edhe më e vështirë. Para së gjithash, sepse Roma drejtohet nga një nga trajnerët më të mirë në botë, le të themi në ‘top 3’, një njeri i madh që ka fituar tashmë të gjithë kupat europiane dhe jo vetëm ato… Mourinho është një strateg vërtet ‘Special’, unik, në çdo kuptim”.

Në lidhje me rivalët veredhekuq, lojtari kroat nuk e ka fshehur se ka një frikë të veçantë:

“Kam frikë nga forca e kolektivit të tyre të aftë për të përballuar çdo eventualitet. Dhe në veçanti një lojtar shumë të talentuar, një kampion bote argjentinas: Dybala.

“Betohem se u befasova shumë vitin e kaluar kur pashë që Juventus nuk e mbajti. Një kundërshtar shumë i vështirë për t’u mbajtur. Teknik, i paparashikueshëm”, ka komentuar Rakitic.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit