Mourinho, fjalët e 2009-ës për stolin e Inter-it bëjnë tifozët e Roma-s të shpresojnë

22 Tetor 2021
15:34
Denis Hakanaj
back button

“Tani mos më pyesni më pse nuk luajnë”.

Këto kanë qenë fjalët e Jose Mourinho-s pas humbjes 6-1 të pësuar në Conference League të enjten në mbrëmje në Norvegji kundër Bodo/Glimt.

Deklarata që Mourinho nuk i ka për herë të parë.

Ka qenë marsi i 2009-ës, kur portugezi, në drejtim të Inter-it në atë kohë, ka thënë pas humbjes 3-0 kundër Sampdoria-s në Kupën e Italisë.

“Tani është më e qartë për të gjithë pse lojtarë të caktuar nuk luajnë kurrë dhe zgjedh gjithmonë të njëjtët. Është faji i të gjithëve, por disa amnezi të caktuara nuk janë të pranueshme”.

Një kthim në të kaluarën për Mourinho, i cili kërkon gjithmonë perfeksionin ose të paktën që të ketë lojtarë cilësorë edhe në stol.

Ai Inter ka fituar kampionatin atë vit dhe Triplete-n vitin pasues: shpresa e tifozëve është që edhe këtë herë trajneri të mund të fitojë trofe pas shfryrjes ndaj stolit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit