Mourinho frymëzohet nga Bundesliga: Duam të kthehemi

27 Maj 2020
16:49
Denis Hakanaj
back button

Jose Mourinho pret të kthehet me padurim në fushë pasi ka ndjekur ndeshjet e kampionatit gjerman që dje ka patur edhe super klasiken mes Borussia Dortmund dhe Bayern Munich.

“Tani duam të kthehemi në fushë. Pasi kam parë Bundesliga-n të rifillojë dhe pas lajmeve për rifillimin e afërt të futbollit në Spanjë dhe Portugali, mendoj se edhe këtu në Angli duhet të mendojmë për rifillimin e Premier League”, ka thënë Mourinho për Sky Sports.

“Është e vështirë të shikosh të luajnë në vendet e tjerë dhe ne që rrimë në vend. Nuk po arrijmë t’u japim tifozëve atë që duan në këtë monent, por duhet të respektojmë vendimet e insitucioneve. Të gjithëve ne na mungon futbolli i luajtur, era e barit: është një ndjesi e pabesueshme”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit