Mourinho “i shkel syrin” kroatit të Interit, por do ulje çmimi

29 Korrik 2020
9:36
Alfred Lleshi
back button

Jose Mourinho dëshiron ta marrë tek Tottenham anësorin e Interit, Ivan Perisic, sipas “Calcio Mercato”. 31-vjeçari kroat aktualisht është i huazuar te Bayern Munich. Bavarezët kanë mundësinë e nënshkrimit me të për 20 milionë €, sipas marrëveshjes paraprake me zikaltrit, por nuk dihet ende nëse do ta bëjnë efektive këtë klauzolë. Mourinho ka shpresë se “Spurs” mund të nënshkruajnë me Perisic për një tarifë më të ulët, pas dështimit të tyre për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve.

CEO i Bayern Munchen, Karl-Heinz Rummenigge, duke folur për shumë çështje të rëndësishme, është ndalur edhe te Ivan Perisic. Ai tregoi se ende nuk ka një vendim përfundimtar për lojtarin e Interit. Marrëveshja e huazimit është shtyrë deri në përfundimin e edicionit futbollistik, por shanset që të blihet përfundimisht janë ulur ndjeshëm: “Ne nuk kemi vendosur asgjë për Perisic, megjithatë më duhet të theksoj se Bayern Munich duhet të përballet me disa sfida financiare”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit