Mourinho i vë syrin sulmuesit të Serie A

8 Dhjetor 2019
22:12
back button

Trajneri i Tottenham Jose Mourinho kërkon Edin Dzeko-n si zëvendës të Harry Kane.

Siç raporton Sunday Mirror, portugezi thuhet t’u ketë komunikuar skautëve të tij t’i japin një raport të përditësuar të boshnjakut.

Dreko ka shënuar tetë gola në 19 ndeshje me Romën këtë sezon. Ai ka një kontratë deri më 2022 me klubin italian.

Aktualisht te Spurs nuk ka asnjë lojtar i cili mund të zëvendësojë qendërsulmuesin Kane dhe Mou mendon se Dzeko do të ishte lojtari ideal për të.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit