Mourinho injoron mbrojtësit e tij rezervë: Kam vetëm Calafiori dhe Kumbulla…

18 Tetor 2021
12:53
Alfred Lleshi
back button

Ai që foli në konferencë shtypi nga “Allianz Stadium” mbrëmë ishte një Mourinho i pakënaqur. Fillimisht, sigurisht nga humbja kundër Juventusit, pastaj edhe nga gabimet e gjyqtarit. Nuk la pas edhe merkaton që nuk kreu dot gjatë verës. Trajneri portugez u kthye edhe një herë te rezervat, jo te titullarët verdhekuq, duke nënvizuar se si mbeten zbuluar disa role, prandaj detyrohet të punojë edhe jashtë orarit me lojtarët.

“Sonte luajtëm me katër në mbrojtje, teksa Karsdorp ishte në dyshim deri në momentin e fundit. Askush nga ju nuk e dinte. Tre mbrojtësit që kisha në stol ishin Reynolds, Kumbulla dhe Calafiori…”, – deklaroi trajneri, duke lënë pas një heshtje të gjatë për gazetarët, para se të ngrihen dhe të përfundojnë konferencën. Mourinho për momentin nuk është i kënaqur me zëvendësuesit, Tiago Pinto do të duhet të përpiqet të përforcojë ekipin për t’i dhënë “Special One” edhe disa alternativa.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit