Mourinho injoron yllin e skuadrës: Ka të tillë në çdo ekip

16 Janar 2021
21:39
Denis Hakanaj
back button

Dele Alli është jashtë projektit teknik të Toytenham.

Mesfushori duket se është i vendosur të largohet nga Londra, duke parë se edhe “mësuesi” i tij Pochettino e do në Paris.

PSG e do lojtarin, i cili nuk do ta kishte problem të transferohej në Paris deri në qershor, por Spurs nuk janë të bindur.

Kështu, Dele Alli duket se do të jetë i detyruar të durojë akoma  Mourinho-n. Mes të dyve nuk ka patur kurrë një marrëdhënie të mirë. Këtë e ka konfirmuar vetë Special One.

“Në çdo ekip ka lojtarë të pakënaqur. Nuk ekziston një trajner që të ketë një ekip me çdo lojtar të lumtur”, ka thënë trajneri portugez.

“Mes të pakënaqurve ka nga ata që punojnë dhe rifitojnë vendin dhe ata që besojnë se nuk është detyra e tyre të luftojnë për të siguruar edhe një minutë të vetme”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit