“Mourinho ka humbur kontrollin dhe respektin e yjeve të ekipit”

13 Dhjetor 2018
19:01
back button

Jose Mourinho ka humbur kontrollin e dhomës së zhveshjes te Manchester United dhe duhet të largohet për një vit nga futbolli për t’u rifreskuar, thotë ish-lojtari i Djajve Andrei Kanchelskis.

Mourinho pësoi një tjetër disfatë të rëndë mbrëmjen e së mërkurës ndaj Valencia-s në Champions League dhe ndeshjen e radhës do ta ketë ndaj Liverpool.

“Mourinho ka humbur kontrollin dhe respektin e lojtarëve të mëdhenj të ekipit si Pogba, De Gea dhe Lukaku, të cilët duket që nuk janë të lumtur dhe nuk mendoj se ata kanë ndonjë kontakt me të jashtë ndeshjeve,” shprehet 39-vjeçari për bookmakers bwin.

“Ai duhet t’i mbajë të gjithë të lumtur, por ata janë lojtarët që do të rikthejnë United favorit në Premier League kështu që ai duhet t’i mbajë të karikuar.

“Duket qartë se ka tension mes Mourinho-s dhe disa lojtarëve, dhe kjo ka ndikuar në atmosferën e të gjithë dhomës së zhveshjes.

“Ai duhet të krijojë një atmosferë pozitive nëse do që rezultatet të ndryshojë. Duke kritikuar lojtarët publikisht kjo gjë nuk arrihet, kjo është e sigurt.”

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit