Mourinho karikon Romën ku e pret “ferri” në Spanjë: Tifozët nuk bëjnë dot gol

16 Mars 2023
9:00
Telesport
back button

Pasi fitoi 2-0 në Romë ndeshjen e parë ndaj Real Societad, skuadra verdhekuq përgatitet për sfidën e kthimit të Europa League që do të luhet sot në Spanjë. Mediat iberike shprehen se aty Romën e pret “ferri”, me vendasit që synojnë të përmbysin disavantazhin e takimit të parë.

Kjo gjë nuk tremb aspak trajnerin Jose Mourinho, që para ndeshjes tha: “Për ne stadiumi “Olimpico” është gjithnjë një armë më shumë, një stuhi e përkryer, ashtu sikurse do të jetë sot për Real Societad. Ndonjëherë fitojmë me ndihmën e tifozëve, ndonjëherë jo. Tifozët janë një gjë e mrekullueshme, por në fund vendos fusha dhe jo ata”.

Stadiumi dhe tifozët të ndihmojnë, por nuk bëjnë dot gol, ata nuk luajnë. Problem ishte kur stadiumet ishin bosh prej Covid-19, por kur janë plot janë një karikim edhe për ne. Ne duhet të luajmë ashtu si dimë, të mbrojmë rezultatin e ndeshjes së parë dhe të përpieqmi të shënojmë sërish, për t’u kualifikuar më tej”, tha Mourinho.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit