Mourinho: Kjo nuk është një ndeshje normale për Romën, duam një tjetër finale

18 Maj 2023
11:43
Telesport
back button

Roma luan sot gjysmëfinalen e dytë të Europa League ndaj gjermaneve të Bayer Leverkusen, me shpresën që të sigurojë finalen e madhe. Verdhekuqtë fituan në fushën e tyre 1-0 ndeshjen e parë dhe ky avantazh afron disi Romën e trajnerit Jose Mourinho me objektivn.

Një vigjilje që po e kalojmë normalisht. Para ndeshje kemi fjetur mirë, më pas keq dhe asgjë nuk varet nga rezultati. Kemi shumë adrenalinë, shumë presion, gjëra që i kam kaluar edhe më parë”, u shpreh trajneri portugez.

Ai dëshiron të shkojë me Romën sërish në finale, ashtu sikurse vjet kur fituan në edicionin e parë të Conference League, në Tiranë. “Është e qartë që kjo nuk është një ndeshje normale. Luhet për të shkuar në finale, ndaj të gjithë duam të japim maksimumin për ta siguruar këtë finale”, u shpreh Jose Mourinho.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit