Mourinho largohet, shifra që merr si dëmshpërblim është e frikshme

18 Dhjetor 2018
11:39
back button

Jose Mourinho është pushuar sot nga puna, duke paguar startin më të dobët në 28 vitet e fundit për Manchester United.

Trajneri portugez ishte në fije të perit prej kohësh, por disfata e rëndë në Anfield fundjavën e shkuar i vuri vulën.

Gjithsesi, 55-vjeçari nuk largohet duarbosh, sepse do të marrë plot 24 milionë sterlina dëmshpërblim për prishje të njëanshme kontrate. Shifra e frikshme vjen nga fakti se në janar Mourinho rinovoi deri në vitin 2020.

Gjithsesi, gjithçka shkoi ters dhe drejtuesit e United nuk mund të prisnin më, duke e parë se Mou nuk kishte ndërmend të jepte dorëheqjen. Pushimi nga puna u bë i detyruar edhe për faktin se ka kohë që flitet për përçarje në ekip dhe shumica e lojtarëve janë kundër trajnerit, gjë që u theksua nga ulja në stol e emrave si Pogba e Martial fundjavën e shkuar.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit