Mourinho mesazh Kane, komenton në mënyrën e tij rinovimin e Klopp

14 Dhjetor 2019
13:19
Eraldo Harlicaj
back button

Trajneri Jose Mourinho ka folur nga konferenca për shtyp para ndeshjes shumë të rëndësishme kundër Wolves. Një takim rivalësh direkt për kreun e renditjes dhe kjo transfertë pritet të jetë mjaft e vështirë për “Spurs”, ditën e dielë, prej orës 15:00.

Numri një i stolit ka folur në lidhje me rotacionin në ekip dhe ka sqaruar se nuk do të ketë, pavarësisht ngarkesës së ndeshjeve. “Nuk do t’i jap pushim Harry Kane, pavarësisht se kalendari është i ngjeshur. Kundër Bayern Munchen ishte mundësia për ta bërë, pasi rezultati ishte në plan të dytë dhe ne e bëmë. Sulmuesi ynë kryesor është Kane”.

Numri një i stolit ka folur dhe në lidhje me rinovimin e trajnerit Jurgen Klopp në Liverpool.  “Ky rinovim tregon se të gjithë te Liverpooli janë të lumtur. Klopp është i lumtur, prandaj rinovoi, klubi dhe tifozët e duan. Një lajm i mirë për Premier Leaguen, pasi ky kampionat ka nevojë për lojtarët më të mirë dhe trajnerët më të mirë. Jurgeni është një nga ta”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit