Mourinho mposht Guardiolën, shpallet trajneri më i mirë i shekullit

23 Shkurt 2021
11:32
Alfred Lleshi
back button

Tottenhami i Jose Mourinho sigurisht nuk po përjeton momentet më të mira. Në fakt, ka humbur pesë nga gjashtë ndeshjet e fundit në Premier League, duke u zbritur në vendin e nëntë të renditjes aktuale, me më pak se nëntë pikë nga vendi i katërt, i cili i vlen të aksesohet në Champions. Pas ndeshjes së fundit kundër Eest Ham, që luajti të dielën dhe e humbi 2-1, “Special One” tha se ishte i qetë me punën e bërë. Disa orë pas deklaratës së Mourinhos vjen verdikti i IFFHS: trajneri aktual i “Spurs” është më i miri i shekullit.

Federata Ndërkombëtare e Historisë dhe Statistikave të Futbollit (IFFHS) e ka emëruar trajnerin portugez, Jose Mourinho, si më të mirin nga të gjithë për shekullin e 21-të. Kjo organizatë zgjedh çdo vit trajnerin më të mirë në rang klubi dhe ekipi kombëtar. Nga kombinimi i këtyre statistikave vjetore del se ish-trajneri i “tripletës” me Interin është më i miri nga të gjithë. Portugezi iu paraprin ndjekësve, sipas kësaj renditjeje: Low, Ferguson, Pep Guaridola dhe Wenger.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit