Mourinho: Ne shënuam dy gola, por humbëm 2-1!

13 Dhjetor 2018
10:02
Alfred Lleshi
back button

Jose Mourinho e ka pranuar mungesën e intensitetit të ekipit të tij në humbjen e Ligës së Kampionëve të së mërkurës, në Valencia, gjë që e pa ekipin anglez të zhbëhej nga një gol i vetëm. Carlos Soler e hapi rezultatin e fitores 2-1 të Valencias, me (auto)golin e dytë të shënuar nga Phil Jones, i cili u dëshmua shumë për ekipin e Mourinhos.

Një gol i vonuar i Marcus Rashford i riktheu “Djajtë e Kuq” përsëri në ndeshje, por nuk mjaftoi, ishte shumë vonë për Mourinhon dhe të tijtë. Përkundër humbjes, Manchester United u kualifikua më tej në Champions, si skuadra e vendit të dytë në grup, pas Juventusit.

"Ne shënuam dy gola dhe, në vend që të fitojmë, kemi humbur. Por, le t’i lëmë shakatë; ishim shumë pasivë në pjesën e parë, e morëm me rehati. Pa intensitet dhe ambicie u shfaqëm edhe në pjesën e dytë, – tha Mourinho për “BT Sport”.

– Gjërat mund të ishin ndryshe, por ne e filluam me një gol të pësuar herët dhe i dhamë Valencias një mundësi të mirë për të kontrolluar lojën. Bëra dy ndryshime në formacion më vonë dhe ekipi u përmirësua menjëherë. Filluam të luanim më shpejt dhe të mbërritëm rrezikshëm në zonën e kundërshtarit”.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit