Mourinho në versionin e reperit, bëhet pjesë e videoklipit me praninë dhe citimin e tij ikonik (pamjet)

23 Shtator 2022
10:47
Alfred Lleshi
back button

‘Special One’, që aktualisht drejton Romën në Serie A, shfaqet në videoklipin e superyllit anglez për këngën “Mel Made Me Do It”.

Videoja dhjetë minutëshe doli në YouTube të enjten në mbrëmje dhe fansat u tronditën kur panë ish-trajnerin e Chelsea, Manchester United e Tottenham në klip.

Mourinho shfaqet teksa Stormzy thotë rreshtin: “Preferoj të mos flas, sikur jam Jose”. Citimi ikonik i trajnerit luzitan, bërë në fund të një humbjeje, kur ishte në krye të Chelsea më 2014, thotë: “Preferoj të mos flas vërtet. Nëse flas, jam në telashe të mëdha”.

Mourinho ka postuar në Instagram pamjen e tij “shokuese” në videoklip. Krahas një fotografie të tij dhe Stormzy, reperit të njopur anglez, ai shkruan: “Ishte kënaqësi e madhe të merrja pjesë në këto xhirime për videoklipin e ri të Stormzy, që do të publikohet sot. Ia kalova mirë”.

Stormzy është një tifoz i madh i Manchester United dhe së fundi bëri një paraqitje surprizë në “Sky Sports”. Ai u përfshi në mbulimin e tyre televiziv të ndeshjes, pas fitores 2-1 të “Djajve të Kuq” ndaj Liverpool-it, në gusht.

Edhe pse mbështet Manchester United, ai është mik me yllin e “qytetarëve”, Jack Grealish. Mourinho është një ish-trajner i Manchester United, kaloi dy vite në “Old Trafford”, duke fituar Kupën e Ligës dhe “Europa League”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit