Mourinho nis detyrën e menaxherit: Ky është lojtari që duhet ta blejnë ekipet “big”

16 Shkurt 2019
18:22
Telesport
back button

Trajneri Jose Mourinho, i ftuar në televizionin DAZN për të komentuar ndeshjen e Kupës së Amerikës Latine midis Corinthias dhe Racing Club, u shpreh me superlativa për sulmuesin 24-vjeçar brazilian Gustavo Henrique, që njihet edhe me nofkën Gustagol.

Lojtari luan me ekipin e Corinthias dhe sipas trajnerit portugez ai është sulmuesi klasik, që është pikë referimi për skuadrën. Ndaj, ish-trajneri i Manchester United ia këshillon këtë lojtar mjaft ekipeve “big” në Europë. “Është një lojtar klasik i nr.9, një pykë para portës rivale. Një pikë referimi për sulmin e çdo ekipi”, tha Mourinho.

Gustagol është shumë i fortë në lojën në ajër dhe ka një karakter të jashtëzakonshëm. Pa harruar që edhe kroson bukur. Më pëlqen shumë si sulmues”, u shpreh Jose Mourinho për sulmuesin brazilian, që shkëlqeu në ndeshjen e fundit, duke realizuar edhe një gol (sfida ndaj Racing u mbyll në barazim 1-1).

Sulmuesi brazilian Gustavo Henrique

Lajme të tjera

Lajmet e fundit