Mourinho: Nuk dua të jem pjesë e historisë së Romës, dua t’u jap djemve një tjetër trofe

19 Maj 2023
11:11
Telesport
back button

Trajneri portugez Jose Mourinho shijon kualifikimin në finalen e Europa League me Romën. Kjo është finalja e dytë radhazi në Europë për të pas titullit fituar vjet në Conference League po me verdhekuqtë.

Shqetësimi im nuk është të jem në historinë e Romës, por të ndihmoj djemtë që të rriten dhe të bëjnë gjëra të mëdhaja në të ardhmen. Të ndihmoj romanistët që më kanë dhënë shumë që nga dita e parë. Ky është një gëzim i madh, pasi arrijmë në një tjetër finale europiane”, tha Mourinho.

Kemi disa mungesa dhe kjo e vështirëson punën. Janë detaje që bëjnë diferencën, por djemtë dhanë gjithçka në këtë ndeshje dhe rezultati është frut i një pune të madhe, përvojës së fituar në këto dy vite e aftësitë taktike. Këta djem e meritojnë këtë finale”, u shpreh Jose Mourinho.

Portugezi festoi këtë kualifikim: “Presioni që ndjen dhe gëzimi është i madh gjithnjë pavarësisht përvojës. Tani radha e Seviljes, një skuadër e fortë, që ka treguar se ë këtë turne është si në shtëpinë e saj. Por do të përgatitemi mirë, duke shpresuar në rikuperimin e disa lojtarëve kyç”, tha Mourinho.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit