Mourinho nuk harron zakonin, godet keq UEFA-n: Bëjnë padrejtësi!

16 Dhjetor 2019
11:22
Eraldo Harlicaj
back button

Trajneri i Tottenham, Jose Mourinho, ka folur pas ndeshjes së fituar në minutën e fundit kundër Wolves me rezultatin 1-2. Trajneri portugez mendon se skuadra që kishte përballë është shumë e fortë, por nga krahu tjetër gjeti rastin për të kritikuar hapur dhe politikat e UEFA-s për kompeticionin e Europa Leagues. 

“Mendoj se Wolves është së bashku me ne, Chelsean, Arsenalin dhe Manchester United duke luftuar për 6 vendet e para dhe duke ndjerë aromën e 4 vendeve të para. Mendoj se Europa League është një kompeticion i padrejtë, pasi humbësit e Champions League për mendimin tim duhet të kthehen në shtëpi. 

“Ata nuk kanë pse kalojnë në Europa League. Wolves mund të gjejë aty ekipe të forta si Inter apo Ajax, por mendoj që me mentalitetin që kanë mund të mposhtin çdo ekip brenda dhe jashtë fushe”, – tha numri një i Tottenham që arriti të merrte një fitore mjaft të rëndësishme në ndeshjen e djeshme. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit