Mourinho: Nuk i kam aspak zili. Ne jemi ndryshe

14 Janar 2020
14:21
Denis Hakanaj
back button

Tottenham do të kthehet në fushë mbrëmjen e sotme për ndeshjen e Kupës së Anglisë kundër Middlesbrough. Në konferencën për shtyp të zhvilluar në prag të ndeshjes, Jose Mourinho ka golur për dy rivalet e Spurs, Liverpool dhe Manchester City, që po dominojnë në Angli në vitet e fundit.

“Ne si Tottenham nuk mund të kemi të njëjtën përbërje si disa skuadra të kampionatit”, ka shpjeguar Mou. “Kam parë ndeshjen e Manchester City-t dhe ata kishin në stol Sterling, Bernardo Silva, Gundogan, Otamendi. Te Liverpool është e njëjta gjë dhe kanë lojtarë të dëmtuar si Matip, Lovren, Keita e Fabinho”.

“Pavarësisht nga kjo, unë nuk i kam zili sepse kam një staf dhe një grup lojtarësh me të vërtetë fantastik dhe plotësisht të ndryshëm nga ata”.

Për sa i takon gjendjes së Kane: “Nuk e di akoma se kur do të kthehet. Ndoshta në mesin e prillit, ose në fundin e prillit. Mund të kthehet në maj ose sezonin e ardhshëm”.

Lajme aspak të mira për tifozët e Tottenhaam dhe trajnerin e Anglisë…

Lajme të tjera

Lajmet e fundit